Sinjali mëson se një 32-vjeçar është hasur jashtë shtëpisë në Prishtinë, ndonëse ndaj tij ishte në fuqi masa e arrestit shtëpiak.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Betim Malokun, i cili më 23 shtator, rreth orës 16:25, është hasur në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishte aktive masa e arrestit shtëpiak, e caktuar nga Gjykata.

Lidhur me rastin është kontaktuar gjyqtari i çështjes, i cili ka udhëzuar që Maloku të dërgohet në mbajtje deri në vendimin e ardhshëm.

Sinjali mëson se ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, në kuadër të Stacionit Policor Qendra, për 48 orë.

Rasti po trajtohet si thyerje e masës së arrestit shtëpiak.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.