Një foshnje është dërguar pa shenja jetë në Spitalin e Prizrenit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:00.

Tutje në raport bëhet e ditur se vdekjen e foshnjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Është raportuar se në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj është dërguar një foshnje pa shenja jete. Vdekjen e foshnjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.