Një dëshmitar i ka shkruar Gazetës Sinjali lidhur me aksidentin e rëndë që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Malishevës.

Dëshmitari pretendon se në vendin e ngjarjes kishte gjakderdhje, ndërsa thotë se kishte parë edhe një revole në rrugë.

Po ashtu, ai ka deklaruar për Gazetën Sinjali se personi i lënduar është polic.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë informacione zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij raportimi nuk ka marrë përgjigje.

Detajet përfundimtare priten të bëhen të ditura nga autoritetet.