Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informatën se disa persona të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Marec të Prishtinës, të premten rreth orës 17:00.
Policia ka pranuar informatën se disa persona të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 13 gëzhoja kalibrash të ndryshëm.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.