Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të grabitjes kanë ndodhur në Prishtinë.
Njëri rast ka ndodhur në një market, ndërkaq rasti tjetër në një pikë karburanti.
Raporti i plotë i policisë:
Rr.Bill Clinton, Prishtinë 28.08.2026 - 01:30. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në market, ka njoftuar se një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës i ka grabit 250€ dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguari në mbajtje.
Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 28.08.2026 - 01:30. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pikë karburanti, ka njoftuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënim i ka grabit 430€ dhe ka ik në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet.