Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se kanë mbajtur armë pa leje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Sylejman Vokshi”.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, gjatë intervenimit të policisë, armët janë sekuestruar, ndërsa njësitet relevante po ndërmarrin veprimet dhe procedurat e nevojshme lidhur me rastin.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.