Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, nën dyshimin se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 gusht, rreth orës 02:30. Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë ndaluar derisa po lëviznin me një veturë.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur kërpudha për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion për prejardhjen e tyre.
Me vendim të prokurorit, malli i është dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.