Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumentit është raportuar në pikën kufitare në Jarinje.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 2 gusht, rreth orës 11:00, një shtetas kosovar, i cili po drejtonte një kombibus me targa të Serbisë, ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Jarinje.
“Falsifikim i dokumentit. SPK. Jarinje / 08.08.2026 – 11:00. Me 02.08.2026 i dyshuari mashkull kosovar me kombi bus me targa të Serbisë në vendkalimin kufitar ka hyrë në Kosovë, të cilit në mungesë të dokumentacionit përkatës i është konfiskuar patentë shoferi i RKS-së, derisa ta siguroj një vozitës që ta drejtoj automjetin me targa serbe. Patentë shoferi i konfiskuar gjatë verifikimit dyshohet të jetë i falsifikuar dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rasti”, thuhet në raport.