Një 52-vjeçar nga Godanci i Ulët është arrestuar mbrëmjen e 20 shtatorit brenda një lokali, pasi ndaj tij ishte aktive një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Blerim Halitin, i cili është arrestuar rreth orës 20:20 në lokalin “Brodhers Cafe”, pas informatave të siguruara në rrugë operative.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Haliti ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Pas arrestimit nga Njësia e Hetimeve, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit, për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.