Haxhi Gojnovci është punëtori që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se Gojnovci pësoi lëndime të rënda pasi ra nga një lartësi e madhe gjatë kohës sa ishte duke punuar.
Pavarësisht intervenimit dhe përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga organet kompetente.