Një objekt është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “7 Shtatori” në Pejë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me autoritetet kompetente për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin.
Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.