Një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan, mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:20.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”./Tekegrafi/