Një rast i dhunës në familje është raportuar më 6 tetor në Gjakovë, ku një grua ka deklaruar se është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:40, në rrugën “Nëna Terezë”, viktima D.P. ka raportuar rastin në Polici.

Sipas deklarimit të saj, bashkëshorti, B.K., dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa pas marrjes së ndihmës është kthyer me dëshirën e saj në shtëpi.

Policia nuk ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga njësitë kompetente.

Për rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.