Një përleshje në një kafiteri në Mitrovicën e Veriut ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe lëndimin e një 25-vjeçari, ndërsa personi që dyshohet se e sulmoi rezultoi nën ndikimin e alkoolit, merr vesh Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur të premten, më 4 shtator, rreth orës 14:00, në kafiterinë “Minystry of Qef”, në rrugën “Isa Boletini”.
Policia ishte duke patrulluar në këtë zonë kur një dëshmitar i ka njoftuar zyrtarët se brenda lokalit kishte shpërthyer një përleshje. Patrulla ka intervenuar menjëherë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në rast janë përfshirë Esat Ademi, 42-vjeçar, dhe Alban Avdiu, 25-vjeçar.
Ademi dyshohet se gjatë përleshjes e ka goditur Avdiun me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime në syrin e majtë.
I lënduari është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal, ku ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për vazhdimin e trajtimit në shtëpi.
Ndërkohë, Policia i ka bërë të dyshuarit alkool-testin.
Rezultati ka treguar 1.16 promil alkool.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor”.
Ademi është intervistuar nga hetuesit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.