Një 21-vjeçare ka humbur jetën sonte pasi u godit nga një automjet në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, në rrugën që çon në drejtim të fshatit Kobaj.

E reja ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, por rreth orës 21:00 Policia është njoftuar nga spitali se ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me konsultimin e prokurorit kujdestar, Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.