Policia e Kosovës ka bërë të ditur në rast të kanosjes në Pojatë të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur më 6 shtator në ora 22:00.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin, pas pranimit të informatës se i dyshuari posedon armë zjarri, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të njëjtit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 42 fishekë dhe leje e armës e skaduar”, thuhet në raport.
Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.