Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar mbrëmjen e 12 tetorit në Pejë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:20, njësiti për hetimin e trafikimit me narkotikë ka ndaluar Indrit Rakipin, nën dyshimin se mund të posedonte diçka të paligjshme.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila pas peshimit ka rezultuar në 0.7 gramë.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, Rakipi është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe vazhdon të hetohet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.