Një grua është arrestuar mbrëmjen e 20 shtatorit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj saj ishte aktiv një urdhër-arrest.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Vlora Aliun, 40-vjeçare, e cila është ndaluar rreth orës 20:00 nga zyrtarët e Stacionit Policor Kufitar në Aeroport.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas verifikimit në sistem ka rezultuar se ndaj saj ekzistonte një urdhër-arrest aktiv i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas realizimit të urdhëresës, Aliu është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ku do të vuajë dënimin prej 100 ditësh burgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.