Një person i dënuar për “Vjedhje të rëndë” është ndaluar sot në Prishtinë në bazë të një urdhërese aktive të Gjykatës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 10:00, në rrugën “Antigona Fazliu”, njësia për realizimin e urdhëresave të Gjykatës ka ndaluar Shenoll Dobranjën, 50-vjeçar.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ndaj tij kishte urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vuajtjen e dënimit prej 4 vitesh burgim, lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas realizimit të urdhëresës, Dobranja është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për vuajtjen e dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.