Një 39-vjeçar është arrestuar sot në Fushë Kosovë në kuadër të planit operativ për kapjen e personave të dënuar me mbi një vit burgim.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 13:25, në rrugën “Hajrullah Zymi”, njësia e urdhëresave dhe ajo e inteligjencës kanë lokalizuar dhe arrestuar Betim Sylën.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ndaj tij kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me veprën penale “Grabitja”.
Syla ishte dënuar me 3 vjet burgim.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për vuajtjen e dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.