Një person (shtetas i Maqedonisë së Veriut) për të cilin ka urdhër mbrojtës kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe e kishte kanosur babain e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:38, në Podujevë.

Tutje thuhet se i dyshuar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

“Podujevë 08.08.2026, 18:38. I dyshuari mashkull shqiptar banor i Maqedonisë së Veriut për të cilin ka urdhër mbrojtës kishte shkuar te shtëpia e viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur babain e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.