Është konfirmuar raportimi eksluziv i Gazetës Sinjali lidhur me kapjen e një personi të kërkuar nga organet e rendit, i cili është ndaluar nga Policia Kufitare pas verifikimeve të kryera në pikën kufitare Muqivercë

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Egzon B. Reshanin, rreth 34-vjeçar nga Prizreni.

Ai është ndaluar gjatë kontrollit të dokumentacionit, ku është konstatuar se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas konfirmimit të urdhër-arresteve, Policia Kufitare ka njoftuar Stacionin Policor në Prizren, i cili ka marrë në dorëzim personin e ndaluar për procedurat e mëtejshme ligjore.

Sipas burimeve të Sinjalit, Reshani kërkohej për ekzekutim të vendimeve gjyqësore, si dhe në lidhje me një rast kanosjeje ndaj Kryeprokurorit të Prizrenit.

Ndaj tij do të vazhdojnë procedurat në përputhje me urdhëresat në fuqi.

Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.