Një përleshje ka eskaluar në rrahje dhe therje me thikë në qendër të Mitrovicës së Jugut, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas incidentit në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ambulanca.

Ende nuk dihet sa persona janë të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për një përgjigje zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.