Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri dhe një fishek në karikator nga një 42-vjeçar në fshatin Rekë të Kaçanikut, i cili dyshohej se posedonte armë pa autorizim.
Rasti është raportuar më 8 shtator 2026, rreth orës 16:20, në Stacionin Policor në Kaçanik. Pas pranimit të informacionit, njësitet policore, përfshirë edhe Njësitin e Hetimeve të Kaçanikut, kanë shkuar në lokacion dhe kanë kontaktuar personin e dyshuar, M.M., 42 vjeç.
Gjatë kontaktit me policinë, i dyshuari ka pranuar se posedonte një armë zjarri. Policia më pas ka konfiskuar një armë pistoletë, së bashku me një fishek në karikator.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim, ndërsa për rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.