Një llogari e dyshimtë në rrjete sociale ka publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese në profilin zyrtar të ish-kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.
Profili me emrin “Goran Gogo Frkz”, i shkruar në cirilik, ka publikuar një mesazh me gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj Haradinajt dhe familjes së tij.
Në koment shkruhet: “Oooo teroristicki kozojebu, jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana” (“Ooo terrorist *** , do t’ua *** të gjitha femrat e familjes brenda pak ditësh”).
Mesazhi përmban kërcënim seksual ndaj femrave të familjes së Haradinajt.
Nuk është e konfirmuar nëse llogaria në fjalë është e lidhur me Rusinë apo me ndonjë grup apo person rus. Të dhënat për këtë pretendim nuk mund të verifikohen vetëm nga profili në rrjetet sociale.
Rasti vjen në një periudhë kur emri i Ramush Haradinajt është përmendur në diskutimet politike për postin e presidentit të Kosovës, ndërsa zhvillimet rreth proceseve në Hagë kanë rikthyer në vëmendje figurat e luftës së fundit në Kosovë.
Ky është rasti i radhës i raportuar për kërcënime ndaj familjes Haradinaj. Pak javë më parë, Daut Haradinaj kishte deklaruar publikisht se kishte pranuar kërcënime nga persona që ai i kishte përshkruar si ushtarë rusë dhe serbë në frontin e Ukrainës.
Për kërcënimin e fundit nuk është bërë e ditur nëse është raportuar te organet e rendit.