E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar dje me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, i cili muajin e ardhshëm pritet të përfundojë mandatin e tij.
Ambasada amerikane njoftoi se Prattipati e falënderoi Ulutaşin për udhëheqjen e KFOR-it dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur misionin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.