Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 06:20, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e personit.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.