Një lokal është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 05:00, ndërsa zjarri është lokalizuar.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Sipas saj, nga incidenti raportohet vetëm për dëme materiale.