Një rast i lëndimit të lehtë trupor mes dy të miturve është raportuar në Fushë Kosovë, ndërsa pas zhvillimit të hetimeve një 14-vjeçar është ndaluar për 24 orë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se incidenti kishte ndodhur më 21 shtator, rreth orës 16:00, në rrugën “Nënë Tereza”.
Sipas deklarimit të viktimës, një i mitur 14-vjeçar dyshohet se e ka goditur me grusht, ndërsa në vendin e ngjarjes kishte qenë i pranishëm edhe një dëshmitar.
Për shkak se personat e përfshirë janë të mitur, Sinjali nuk publikon identitetin e tyre dhe as të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tyre.
Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj 14-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.
Rasti po trajtohet si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë.