Mbeturinat po shkaktojnë shqetësim në disa pjesë të Prizrenit, ku është vërejtur gjendje jo e mirë e pastërtisë në rrugën Edith Durham dhe në atë Bazhdarhane.

Pamjet nga këto lokacione ngrenë shqetësime për menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Mbeturinat janë grumbulluar pranë kontejnerëve, në trotuare dhe në hapësira të tjera publike, ndërsa qytetarët po përballen me kundërmim dhe shqetësime për higjienën.