Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Gjakovë, ku një 23-vjeçar ka denoncuar babanë e tij, duke pretenduar se është keqtrajtuar psikikisht përmes telefonit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 14:00, në rrugën “Ali Ibra”.
Sipas informacioneve të Sinjalit, viktima është E.C., 23-vjeçar, ndërsa si i dyshuar është identifikuar babai i tij, G. C., 41-vjeçar.
23-vjeçari ka deklaruar para Policisë se babai i tij i kishte kërkuar para dhe më pas e kishte ofenduar, veprime të cilat ai i ka raportuar si keqtrajtim psikik.
Pas denoncimit, E.C. i është ofruar mundësia për trajtim mjekësor, por ai ka refuzuar të shkojë te mjeku.
Ndërkohë, Policia ka arrestuar G. C. dhe i njëjti është intervistuar lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe, pas konsultimit me të, është marrë vendim që 41-vjeçari të lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.