Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar dhjetëra aksidente trafiku, ndërsa nuk kanë munguar as arrestimet.
Sipas raportit 24-orësh, gjatë kësaj periudhe është shënuar 1 aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 23 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.
Po ashtu, janë raportuar edhe 25 aksidente me dëme materiale.
Në të njëjtën periudhë, Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 951 tiketa trafiku.
Sa i përket rasteve të arrestimeve, 19 persona janë arrestuar, ndërsa 13 persona janë dërguar në mbajtje.
Sipas të dhënave të Policisë, nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë 24 orëve të fundit.