Një qytetar, Afrim Jaha, është ankuar në redaksinë e Gazetës Sinjali për një rast të dyshuar të vjedhjes në një argjendari në Prishtinë.

Sipas tij, gjatë ditës së sotme një grua kishte hyrë në lokal si kliente, duke u interesuar për të blerë stoli, ndërsa në një moment dyshohet se ka marrë një hallkë dore dhe e ka fshehur.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat i janë dërguar Sinjalit, gruaja shihet duke mbajtur një hallkë në duar, ndërsa më pas dyshohet se e fsheh atë pas flladitëses që mbante me vete.

Më pas, ajo shihet duke u ulur sikur t’i kishte rënë diçka nga duart, moment në të cilin dyshohet se e fut hallkën në çantë.

Jaha ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në argjendarinë e tij në Prishtinë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e tjera.