Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar Toger Sheremet Elezaj, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.