Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në aksident janë përfshirë dy vetura.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.
“Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.