Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i janë vjedhur dy vetura.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, Prishtinë, të martën në ora 16:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur dy vetura”, thuhet në raport.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.