Një person është paraqitur më 5 tetor në Stacionin Policor në Obiliq, ku pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive gjyqësore.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 10:00, në stacion është paraqitur Leonit Durmishi, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Pas arrestimit, i dënuari është marrë nga njësia për realizimin e urdhëresave dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej një viti.
Procedura është realizuar në bazë të urdhëresës aktive të gjykatës.