Digjet një veturë në austostradën “Ibrahim Rugova”, nuk raportohet për të lënduar.

Një veturë është përfshirë nga zjarri të mërkurën në mbrëmje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për lokalizimin e zjarrit.

Sipas informacioneve të para, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te përfshirja e veturës nga zjarri, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rastin.