Policia e Kosovës ka hapur tender në vlerë të parashikuar prej 33 mijë e 500 eurosh për furnizim me pajisje të gjuajtjes me armë zjarri, raporton Indeksonline.

Sipas njoftimit për kontratë, bëhet fjalë për një ritenderim, ndërsa pajisjet do të destinohen për Bazën e Logjistikës së Policisë së Kosovës.

Kontrata është paraparë si marrëveshje kornizë me një operator ekonomik dhe do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh.

Kriteri për përzgjedhjen e operatorit fitues do të jetë çmimi më i ulët.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 8 tetori, në orën 14:00, përmes platformës së e-Prokurimit.

Operatorët ekonomikë që aplikojnë duhet të dorëzojnë edhe një siguri të tenderit në vlerë prej 1,000 eurosh, me vlefshmëri prej 90 ditësh.