Policia e Kosovës ka parandaluar sot një tentativë vetëvrasjeje në Podujevë, duke arritur ta shpëtojë një person që dyshohet se kishte tentuar të hidhej nga një objekt.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë reaguar shpejt dhe kanë arritur ta ndalojnë personin para se situata të përfundonte tragjikisht.
Bëhet fjalë për të njëjtin objekt ku, para disa ditësh, kishte humbur jetën një vajzë.
Për momentin nuk dihen arsyet apo rrethanat që kanë çuar deri te rasti, ndërsa priten informacione të mëtejme nga autoritetet.