Protesta në Fushë-Kosovë, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është tensionuar.
Protestuesit e mbledhur para zyrave të EULEX-it kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të objektit.
Në vendngjarje ndodhen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët janë angazhuar për sigurimin e objektit dhe menaxhimin e situatës.