Një grua kosovare ka raportuar në Polici se ish-bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia disa ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportimit, personi i zhdukur është mashkull kosovar.

Rasti është raportuar të dielën rreth orës 09:30 në Mitrovicën e Veriut dhe është duke u hetuar nga organet kompetente.