Një shpërthim është raportuar sonte në një veturë në qytetin e Gjilanit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se nga ky rast një person ka mbetur i lënduar rëndë, por rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.
Ky lajm do të përditësohet sapo të ketë informacione të reja.