Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin e ndodhur më herët në zonën e “Plepave” në Prishtinë, ku u përfshinë një veturë taksi dhe një motor i Woltit.
Sipas burimeve të Sinjalit, fajtor për aksidentin ishte shoferi i taksisë, i cili po tentonte të bënte një kthim gjysmë-rrethor.
Në momentin e manovrës, ai dyshohet se nuk e ka parë motorin e Woltit që po lëvizte në rrugë, me ç’rast ka ndodhur përplasja.
Pas aksidentit, shoferi i Woltit është parë i shtrirë në tokë. Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.