Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Flurim Ramajt nga Seniku i Malishevës, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.
Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët dhe të afërmit, të cilët e kanë përshkruar Ramajn si një person të qetë, punëtor dhe familjar të përkushtuar.
Sinjali kishte raportuar më herët për rastin tragjik
Varrimi i tij do të bëhet sot, më 25 gusht, nga ora 18:00, në varrezat e fshatit Senik.
Familjes Ramaj i janë shprehur ngushëllime për humbjen e rëndë.
Rrethanat e sakta të incidentit në të cilin Ramaj humbi jetën nuk janë bërë të ditura në informacionin e publikuar.