Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi janë raportuar të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu në Jabllanicë të Vogël në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 12 gusht, rreth orës 23:15, në Stacionin Policor në Pejë.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë takuar personin e dyshuar. Gjatë veprimeve policore, atij i është sekuestruar një armë dhe municion.
Policia ka sekuestruar:
- një armë të tipit Sarsilmaz;
- një fishek;
- dy gëzhoja;
- dy karikatorë;
- një leje të armës.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve gjatë ahengjeve dhe festimeve.
Policia ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ndaj personave që përdorin armët në mënyrë të kundërligjshme.