Gazeta Sinjali raportoi më herët se një pjesë e një rruge në Pejë ishte rrethuar me shirita, ndërsa tash Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një incident me të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë, rasti është raportuar sot rreth orës 11:50 në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar viktimën, i cili ishte sulmuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitet policore janë vënë në kërkim të tij.

Hetimet lidhur me rrethanat e rastit po vazhdojnë.