Të shtëna me armë janë raportuar sot rreth orës 11:50 në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, pas njoftimit Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar viktimën, e cila dyshohet se ishte sulmuar.

“Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, ka thënë Rugova.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është vënë në kërkim të tij.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.