Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në afërsi të Shkollës së Artit në Pejë, ndërsa Sinjali ka mësuar detaje të para lidhur me personat që dyshohet se janë përfshirë në incident.
Sipas informacioneve të para që ka mësuar Sinjali, në këtë rast dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor Sokol Morina.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, roli konkret i personave të përfshirë dhe nëse ka persona të lënduar ende nuk janë konfirmuar.
Njësitet policore pritet të ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin e plotë të personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrethanave të të shtënave.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar viktimën, i cili ishte sulmuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitet policore janë vënë në kërkim të tij”.
Sinjali është duke përcjellë rastin dhe do të sjellë detaje të reja sapo ato të konfirmohen.