Policia në Hagë ka përdorur ujë ndaj qytetarëve të mbledhur pranë ambienteve të Gjykatës Speciale, me qëllim largimin e tyre nga zona.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa qytetarë shihen duke hipur mbi automjetet e policisë dhe duke i goditur ato.

Situata, megjithatë, është qetësuar shpejt pasi policia ka nisur përdorimin e ujit për shpërndarjen e turmës.